Loja me reciprocitetin dhe “pushtimi Kosovës” me mallra serbe
Autori: Besarta Qadraku 15:39 | 13 January 2021
Me të marrë pushtetin, Avdullah Hoti i hapi rrugë produkteve “made in Serbia” të futen pa pengesë në tregun e Kosovës.
Por, kjo masë e cila qoj në prishjen e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është paralajmëruar të rikthehet nga vet ai që e largoi.
Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë i Kosovës, në një konference për media së bashku me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ka thënë se Kosova mund ta kthejë reciprocitetin me Serbinë. Kjo nëse në marrëveshjen finale nuk ka njohje të ndërsjellë.
“Çdo masë që Serbia e drejton kah ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë kah Serbia. Po unë besoj që me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtar që kemi arritur në këtë proces, nuk do të kemi nevojë të shkojmë në këto ekstreme por besoj që çdo ditë po bëjmë progres drejt marrëveshjes përfundimtare”, ka thënë Hoti.
Kjo deklaratë e shefit të qeverisë, është konsideruar si ‘lojë politike’ nga njohësit e fushës.
Madje dikush e quan edhe budallëk përmendjen e vazhdueshme të reciprocitetit.
Nexhmedin Sapahiu ka thënë se politikanët nuk duhet të vazhdojnë ta përmendin por ta zabtojnë këtë masë.
“Është një budallallëk së pari përmendja e fjalës reciprocitet prej Hotit, Albin Kurit dhe të gjithë klasës politike, Kosova nuk ka nevojë me përmend këtë fjalë sepse duhet të bëhet reciprociteti dhe të mos bëhet zhurmë, ajo duhet të jetë parim i punës, veprim i saj në terren”, ka thënë Spahiu për Gazetën inFokus.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për importin nga Serbia shihet se që nga heqja e reciprocitetit në Kosovë janë futur afro 200 milionë euro mallra.
“Që nga heqja e reciprociteti nga Serbia kemi pasur 173 milion euro”, ka thënë për Gazetën Infokus, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.
Sipas tij, me këtë vlerë janë importuar hiq më pak se 483 milion kilogramë mallra “made in Serbia”.
Ky invasion nga Serbia, sic e quajnë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, vlerësohet se duhet të ndërpritet.
Në Odën e Afrarizmit të Kosovës kanë thënë se e mirëpresin reciprocitetin pasi Kosova imprton shumë produkte ndërsa eksporti është shumë më i ulët.
“Ne konsiderojmë se vendosja e masës së reciprocitetit është një hap i mirë për Kosovën sepse në këtë mënyrë të paktën do të trajoheshim njësoj dhe të barasvlefshëm. Ne si OAK që nga fillimi kemi qenë për reciprocitet me qëllim që të kemi trajtim të barabartë. Kemi parasysh që ne importojmë 90 përqind të produkteve dhe 10 përqind të tyre i eksportojmë. Andaj ne konsiderojmë se jemi mjaft të përgatitur për të eksportuar, në këtë formë vetëm reciprociteti mjafton”, ka thënë Fjolla Smaili zëdhënëse e OAK.
Por, deklaratës së kreut të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, nuk po i beson Mazllum Baraliu, analist politik.
Ai ka thënë për Gazetën inFokus se ky është vetëm një premtim në prag të zgjedhjeve i cili nuk do të realizohet.
“Është thjeshtë një lojë politike dhe një mosqëndrueshmëri në qëndrimet politike të një subjekti politik dhe është thjeshtë një lojë politike, sepse nuk ka asnjë rëndësi. Kjo ka qenë e vetmja masë që Serbinë e ka gjunjëzuar para Bashkësisë ndërkombëtare dhe Kosovës dhe e ka detyruar ta pranojë se Kosova është shtet dhe palë e barabartë, e cila mund të ndërmarrë masa që e dëmtojnë Serbinë. Kjo masë e ka dëmtuar Serbinë më humb se çdo gjë tjetër sepse e ka dëmtuar ekonomikisht. Nuk e shoh si diçka serioze si diçka që realizohet sepse është dëshmuar se LDK i merr vendimet nën ndikimin e qarqeve të jashtme dhe nuk është e qëndrueshme dhe konsistente”, ka thënë ai.
Baraliu, ka deklaruar se LDK ka thënë se nuk i prish marrëdhëniet me faktorët ndërkombëtar, e këta të fundit nuk e lejojnë reciprocitetin.
“Një blof politik i cili nuk meriton asnjë vëmendje serioze. Serbia menjëherë ka kundërshtuar ndërsa faktorët ndërkombëtar i kritikojnë këta që janë në pushtet, LDK e ka thënë se nuk prishen me faktorët ndërkombëtarë. Nuk është politikë e drejtë dhe e qëndrueshme marrëdhëniet duhet të ruhen por jo kur janë në pyetje interesat e Kosovës”, është shprehur ai.
Kujtojmë se masat e reciprocitetit ndaj Serbisë i kishte vendosur më 1 prill, ish-kryeministri, Albin Kurti, megjithë kundërshtimin dhe kritikat që i kishte nga SHBA dhe Bashkimi Evropian për mosvënien e këtyre masave./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Punëtorët e ATK-së nga 1 shkurti në grevë
Punëtorët e Administratë Tatimore të Kosovës nga 1 shkurti do të futen në gre...
-
Limaj: Hoxhaj ma propozoi formatin që PDK e NISMA të bëjnë partneritet sikurse CDU/CSU në Gjermani
Fatmir Limaj ka treguar për tratativat që kishte për një bashkëpunim mes Nism...
-
“Me Çlirimtarët”, slogani i NISMA Socialdemokrate
Është zbuluar slogani i partisë NISMA SOCIALDEMOKRATE. “Me Çlirimtarët”, ë...
-
Vazhdon përkrahja e fuqishme për Lahi Brahimajn
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK'së, Lahi Brahim...
-
Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj
15-vjeçarja, Gentijana Mustafa nga Prizreni është zhdukur që 4 ditë, shkruan ...
-
Biden dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefo...
-
Gjoshi (PDK): VV-në e mundim në zgjedhje me apo pa Albin Kurtin në listë
Betim Gjoshi nga PDK-ja që ka qenë edhe anëtar i KQZ-së ka thënë se vendimi i...
-
Beogradi më konsideron kriminel, Donika Gërvalla është koritë me mua
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Fytyra e Kurtit edhe në ambalazh të birrave
Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur ...
-
Kusari-Lila: Valdete Daka duhet të ketë përgjegjësi kur flet
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj fyerjeve e ofend...
-
Daut Haradinaj: I padrejtë mohimi ndaj Kurtit per kandidim, PZAP gaboi në rastin e Dreshajt
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Pallaska: Albin Kurti me ambicie është i njëjtë me Enver Hoxhën
Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka folur për Vetëvendosjen dhe moscertifik...