Loja me Glauk Konjufcen
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 17 January 2020
Me 26 dhjetor LVV veproi ashtu sic shume pak persona priten. Nuk e shtyri procesin e konstituimit te Kuvendit per te fituar ne kohe per negociatat me LDK.
Ne ate kohe u duk si veprim qe qartesonte situaten dhe shpiente shpejt drejt kompromisit apo zgjedhjeve te reja. Por, cka ndodhi pastaj ishte hezitimi i LVV te ndermarre hapin e radhes duke i komunikuar Presidentit emrin e mandatarit (i cili vecse dihet). Pra, per LVV ishte me e rendesishme qe te mos akuzohej qe po perdore konstiuimin e Kuvendit per te fituar ne kohe. E megjithate, koha po kalon dhe ende nuk kemi marreveshje kompromisi me LDK, krijim te qeverise apo vendim per te shkuar ne zgjedhje te reja.
Propozimi i LVV qe LDK te tentoj shkarkimin e Glaukut eshte jo serioz per dy arsye. E para, LVV perseri duhet te beje nominimin e kandidatit te ri pas shkarkimit. E dyta, LVV ne nentekstin e propozimit te saj per shkarkim e dergon LDK ne poziten te kerkoj votat e partive te PAN dhe Lista Srpskas per te shkarkuar kryetarin e Kuvendit. Kete gje LVV i ka kerkuar LDKse mos ta beje ne rastin e zgjedhjes se Presidentit te vendit. Pra, nuk ka kuptim ti hyhet kesaj loje politike dhe eshte me e ndershme te thuhet negociatat kane deshtuar dhe te shkojme ne zgjedhje te reja se sa te eksperimentohet tutje.
Zgjedhja e kryetarit te Kuvendit ndodhi, dhe ajo edhe me tej e zvogeloj hapesiren per negociata me LDK. Ne anen tjeter, oferta e fundit e LDK eshte tejet joparimore duke marre parasysh se gjate dhjetorit LVV i ofroi poziten e Kryetarit te Kuvendit, por ajo nuk mjaftonte per te qe te pranonte marreveshjen per bashkeqeverisje. Andaj propozimi i fundit i LDK eshte “kali i Trojes” qe tenton te godas unitetin e brendshem te LVV dhe ne te njejten kohe te kete ne “dorezani” Glaukun qe LVV te mbeshtete kandidatin/en e propozuar nga LDK per President/e te vendit. LDK e ka synimin e qarte, ne secilen situate deshiron qe poziten e Presidentit apo ushtruesit te detyres se Presidentit (permes Kryetarit te Kuvendit ne rast te deshtimit te procedures per zgjedhjen e Presidentit/es te re) ta kete per vete. Kjo i siguron LDK “pushtet” mbi proceset politike ne vend pas zgjedhjeve te reja – kurdo qe te ndodhin ato.
Jemi ku jemi, nese ka vullnet nga LVV do te duhet shqyrtuar oferten e LDK, por me disa ndryshime. E para, LDK duhet te pranoj qe anetarin e saj momental te Kryesise se Kuvendit t’ia jap LVV ne shkembim te pozites se Kryetarit te Kuvendit. Po ashtu, Kryetar i Kuvendit nuk mund te nominohet nenkryetari aktual i Kuvendit nga radhet e LDK. Nese LVV i kerkohet te beje sakrifice politike ne kete proces (Glaukun), poashtu edhe LDK duhet te beje te njejten gje (Kujtimin). Kjo siguron qe subjekti me i madh ne Kuvend te kete dy anetare te Kryesise, ndersa LDK te merr perkohesisht udheheqjen e Kuvendit.
Votuesit e LVV dhe LDK me siguri nuk kane pritur kete dinamike te negociatave dhe venien e egove individuale mbi interesin e pergjithshem. Varet nga LVV dhe LDK se a do te jete Glauk Konjufca kurbani apo heroi i ketij koalicioni. Gjithesesi ne syte e votuesit te rendomte ai do te vleresohet per guximin nese jep doreheqje dhe mundeson krijimin e qeverise.
Të tjera
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhë...
-
Roth reagon pas kërcënimeve të Presidentit serb: Serbia në krye me Vuçiqin s’mund të hyjë në BE
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, së fundi tentoi të bëjë të zgjedhë Perëndi...
-
Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar ambasadorin çek në Kosovë, Bo...
-
Kosova për herë të parë në Lojërat Paralimpike, Osmani: Moment historik
Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024...
-
Kurti priti në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar t...
-
Për një javë, gjobiten 1,245 shoferë dhe pasagjerë që nuk e vendosen rripin e sigurisë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka për një javë ka shqiptuar 1,245 gjob...
-
Akuza për bullizëm, Hajdari i kërkon Shalës t’i “sanksionojë” deputetët Lekaj dhe Bunjaku
Raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajda...
-
Lista e zezë e SHBA-së, Miftaraj: Kur shtetet e Ballkanit dështojnë të ndajnë drejtësi, DASH-i merr masa
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar ve...
-
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin I dërguari special i Bashkimit Evropia...
-
Banka Botërore 90 milionë euro kredi Kosovës
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Kredinë e Par...
-
Konjufca për zgjedhjet në Veri: Peticioni mund të ketë sukses, flamuri do të mbrohet me çdo kusht
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë një interviste mbrëmë ka folur për...
-
La djalin 3 vjeçar vetëm në banesë për të shkuar në ditëlindje, nga Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale flasin për rastin
Një grua nga Fushë Kosova ka përfunduar në mbajtje për 48 orësh, pasi e njëjt...