Lajme

“Loja Assange”: Tash kur u zu, Suedia hedh poshtë akuzat për përdhunim

Autori: Halil Berisha 17:48 | 19 November 2019

Në vitin 2010 ndodhi një gjë shumë e pazakonshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atyre, por jo vetëm, filluan që në publik t’u dalin informata e dokumente top-sekrete, si diplomatike ashtu edhe ushtarake, shkruan gazeta inFokus.

E truri prapa krejt këtyre, ishte themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange.

-Advertisement-

Që nga ajo kohë, Assnage, u largua në Amerika, duke kërkuar azil në shumë vende të ndryshme të botës, ku një pjesë e madhe e tyre as nuk pranuan që ta strehonin atë.

Madje, në kërkim të tij, u quan shumë shtete, e jo veç SHBA-të.

Por, akuzat që u bën për të nuk ishin veç për publikimin e dokumenteve sekrete, por, edhe për përdhunim, shkruan gazeta inFokus.

Ky, duke kundërshtuar këto akuza, i pati shpëtuar ekstradimit në Suedi për 7 vite duke qenë azil në Ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012.

48-vjeçari u mor nga aty e në Prill u dënua me 50 javë në burg për shkeljen e lirisë me kusht, derisa tash po mbahet në burgun Belmarsh në Londër.

Por, si për qudi, tani kur Assange është kapur, akuzat ndaj tij, për përdhunim që i bëri Suedia, e njëjta i hodhi poshtë.

E tani, ashtu sikur më herët, Assange rrezikun më të madh, pas kapjes, e ka ekstradimin në vendin nga i cili publikoi më së shumti dokumente sekrete, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këta të fundit, synojnë që të ekstradojnë Assange nga Britania e Madhe, për rolin e tij në publikimin e materialeve diplomatike e ushtarake të klasifikuara nga Wikileaks në 2010./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera