Sport

Loftus-Cheek lëndohet në miqësore, do t’i mungojë Chelseat në finalen e Ligës së Evropës

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 17 May 2019

Mesfushori anglez ishte i pafat në ndeshjen e djeshme miqësore të Bluve.

Një takim aspak i rëndësishëm siç ishte ai mbrëmshmi mes Chelseat dhe New England Revolution i ka kushtuar rëndë mesfushorit Ruben Loftus-Cheek.

Mesfushori i Bluve ka lënduar tendinën e akilit dhe do të duhet të operohet dhe njëherësh do t’i mungojë Chelseat në finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit që luhet më 29 maj.

-Advertisement-

Përveç këtij takimi të rëndësishëm, Loftus-Cheek do të mbetet jashtë edhe për finalet e Ligës së Kombeve me Anglinë që luhen në muajin qershor.

23-vjeçari do t’i kthehet Chelseat vetëm për sezonin e ri të Premier Ligës, që nisë në muajin gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera