Rozë

Lodhja e tepërt çon Rita Orën në spital

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 27 November 2017

Rita Ora ka thënë se nuk e kishte idenë se ishte e mundur që të lodhej aq shumë derisa ajo të përfundonte në spital.

Këngëtarja 27-vjeçare shfrytëzoi Twitter-in vitin e kaluar për të postuar një foto ku shihet e shtrirë në një shtrat në spital me infuzion në dorë.

Tani ajo ka thënë për Daily Star: “Nuk e dija që mund të isha aq e lodhur derisa ndodhi, por është një gjë e vërtetë”.

-Advertisement-

“Isha vërtetë e lodhur dhe përfundova në spital”.

“Isha ashtu si ‘OK’, por dridhesha”.

Ora iu kishte thënë fansave në atë kohë: “Sot ishte një ditë shumë e vështirë, por unë po e kaloj. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ju dua”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera