Lobisti i Uber-it zbuloi dokumente të kompanisë
Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 12 July 2022
Lobisti Mark MacGann doli të hënën si sinjalizuesi që zbuloi mijëra dokumente komprometuese për kompaninë amerikane të udhëtimit, Uber, për gazetën britanike The Guardian.
MacGann udhëhoqi përpjekjet lobuese të Uber-it në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme mes viteve 2014 dhe 2016.
Ai i tha të përditshmes britanike se vendosi të flasë sepse besonte se Uber ka shkelur ligjin në dhjetëra vende dhe ka mashtruar njerëzit në lidhje me modelin e biznesit të kompanisë.
“Isha unë që fola me qeveritë, isha unë ai që e shtyja këtë me mediat, isha ai që u thashë njerëzve se duhet t’i ndryshonin rregullat sepse shoferët do të përfitonin dhe njerëzit do të kishin kaq shumë mundësi ekonomike”, tha 52-vjeçari në një intervistë për The Guardian.
“Kur rezultoi se nuk ishte kështu – ne në fakt ua kishim shitur njerëzve një gënjeshtër – si mund të keni një ndërgjegje të pastër nëse nuk ngriheni dhe nuk zotëroni kontributin tuaj në mënyrën se si po trajtohen njerëzit sot?”.
Gazetarët e pajisur me informacione të ndjeshme kanë akuzuar kompaninë se ka “thyer ligjin” dhe se ka përdorur taktika agresive për t’u vendosur përballë kundërshtimit të politikanëve dhe kompanive të taksive.
Uber tha se MacGann “nuk mund të flasë në mënyrë të besueshme” për kompaninë tani.
Firma shtoi se ishte “për t’u shënuar” që MacGann foli vetëm pasi mori 585,000 euro (588,000 dollarë) pas një padie për një bonus që ai tha se firma Uber ia kishte borxh.
The Guardian ka ndarë me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) rreth 124,000 dokumente, që datojnë nga viti 2013 deri më 2017, duke përfshirë emaile dhe mesazhe nga drejtuesit e Uberit në atë kohë, si dhe prezantime, shënime dhe fatura.
Të dielën, disa agjenci lajmesh, duke përfshirë Washington Post, Le Monde dhe BBC, publikuan artikujt e tyre të parë nga Uber Files.
Uber mohoi të gjitha akuzat, duke përfshirë pengimin e drejtësisë, duke thënë se kishte ndryshuar që nga largimi i ish-shefit Travis Kalanick, i cili u akuzua për krijimin e një kulture toksike në vendin e punës.
‘Thellësisht e padrejtë’
Firma është përfshirë në skandale që përfshijnë ngacmime, pirateri, spiunazh industrial dhe beteja ligjore që nga krijimi i saj më 2010.
Le Monde u përqendrua veçanërisht në lidhjet midis kompanisë Uber dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili akuzohet se kishte negociuar me firmën një “marrëveshje sekrete” mbi rregulloren kur ishte ministër i Ekonomisë mes viteve 2014 dhe 2016.
Macron dyshohet se ka mbajtur takime të padeklaruara me drejtuesit e Uber-it dhe e ka ndihmuar atë të konsolidojë pozicionin e kompanisë në Francë, në një kohë kur ajo po përmbyste tregun tradicional të taksive.
Uber humb licensën për të vepruar në Londër
Në Sllovaki ndalohen shërbimet e Uber-it
MacGann me origjinë irlandeze tha për The Guardian se lehtësia me të cilën Uber fitoi qasje te të fuqishmit në vende si Britania, Franca dhe Rusia ishte “dehëse”, por gjithashtu “thellësisht e padrejtë” dhe “antidemokratike”.
MacGann, gjithashtu, ka akuzuar Uber-in për miratimin e një strategjie konfrontuese ndaj industrisë së taksive nën Kalanick që e ekspozoi personalisht atë në Francë dhe Spanjë.
Ai tha se mori kërcënime me vdekje dhe Uber i siguroi atij një truproje, duke shtuar se përvoja kishte pasoja në shëndetin e tij mendor dhe kontribuoi në një diagnozë të çrregullimit të stresit post-traumatik./rel
Të tjera
-
Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para Forumit të parë Ekonomik Kosovë...
-
ZPS për dëshmitarin e 70-të: Ishte anëtar i LDK-së i cili është ndaluar dhe rrahur
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Prekëse/ Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të rrëmbehen nga ujërat e lumit
Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin vetëm pak sekonda para se të...
-
Sonda kineze Chang’e-6 zbarkon në anën e largët të hënës për të mbledhur mostra
Sonda kineze Chang'e-6 u ul në anën e largët të Hënës, të dielën në orën 6:23...
-
Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend
Maldivet thonë se do të ndalojnë hyrjen e izraelitëve në mes të zemërimit pub...
-
2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhü nuar gjatë luftës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Arrestohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga shteti belg
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar të kërkuar nga shteti ...
-
Kurti për mërgatën në Stamboll: Ajo është përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Turqi. Ai ...
-
Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se It...
-
Kapet kosovari në Rinas, kërkohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë
I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, është ndaluar në aerop...
-
Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacio...
-
Zgjedhjet në Serbi: Partia në pushtet fiton Beogradin dhe qytete të tjera
Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fi...