Lajme

Lobimi për vizat, i dështuar

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 31 October 2018

Para pesë muajve kryeparlamentari Kadri Veseli kishte nisur fushatën lobuese për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE), në të cilin turne diplomatik shoqërohej nga deputetë të pozitës dhe të opozitës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Veseli bashkë me deputetë nga të dyja kampet politike në Kuvend kishin vizituar disa shtete të BE-së, por pikërisht shumë nga këto shtete janë kundër liberalizimit të vizave me Kosovën. Gazeta “Zëri” ka raportuar ditë më parë se janë më shumë se dhjetë shtete të BE-së, të cilat nuk e përkrahin heqjen e vizave për vendin.

Njohësit e procesit të integrimit vlerësojnë se autoritetet kosovare kanë dështuar të japin rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Kjo sipas tyre, ndikon negativisht në këtë proces, pasi shtetet që hezitojnë ta përkrahin liberalizimin e vizave nuk kanë argumente që të binden në këtë drejtim.Pavarësisht kësaj, zyrtarë nga koalicioni qeverisës thonë se Kosova nuk ka më çfarë të bëjë pasi i ka kryer të gjitha detyrat lidhur me procesin e liberalizimit. Porse përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se nuk është lobuar sa duhet te shtetet që kanë mëdyshje sa i përket çështjes së vizave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera