Lajme

Lobimi i Presidentes Osmani kthen çnjohjet e proklamuara nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 23 September 2023

Në dy edicionet e fundit të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe angazhimit të drejtpërdrejtë, Presidentja Vjosa Osmani ka siguruar riafrimimin e njohjeve nga shtete, të cilat Serbia ka pretenduar se e kanë çnjohur Kosovën.

Takimi i Presidentes Osmani dhe kryeministrit të Grenadës, Dickon Mitchel shënoi pikën e kthimit në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Grenades.

Po ashtu, vjet Presidentja Osmani fillimisht takoi ministrin e punëve të jashtme të Palaut dhe pastaj ishte nikoqire e  zëvendëspresidentes së Palauat në tetor 2022, duke shënuar po ashtu rikthimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Palauat.

-Advertisement-

Presidentja Osmani ka pasur takime dhe komunikim të rregullt me Presidentin e Guinea Bisaut, shtet të cilin Serbia e ka targetuar për çnjohje, por ky shtet i ka rikonfirmuar marrëdhëniet me Kosovën, sipas deklaratave të Presidencës për këto takime.

Më 17 shtator, presidentja e vendit Vjosa Osmani, mori rrugën për në Shtetet e Bashkuara për të pasuar me takime nga më të ndryshmet me liderë botërorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera