Sport

Lulzim Berisha: Duhet ta zgjerojmë stadiumin “Fadil Vokrri”

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 21 November 2019

Debati se ku do të ndërtohet stadiumi nacional i Kosovës në Bërnicë apo në Korreticë po vazhdon edhe sonte në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, shkruan Gazeta inFokus.

Kryetari i ‘Dardanëve” Lulzim Berisha ka thënë së tani për tani më mirë është të zgjerohet stadiumi “Fadil Vokrri” pasi është në kryeqytet.

“Stadiumi ndërtohet për futbollist dhe për tifozë”, tha fillimisht i pari i ‘Dardanëve”.

-Advertisement-

“Përderisa sa nuk ka qeveri akoma, mendoj qe fillimisht duhet me marrë iniciativë që me u zgjeru stadiumin “Fadil Vokrri”, sepse nuk kemi na mundësi me i ofrua komoditet tifozëve të huaj jashtë Prishtinës”, pohoi Berisha./Gazeta infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera