Lluka tregon pse u vonua deri sot publikimi i kontratës “Kosova e Re”
Autori: Gazeta inFokus
10:40 | 19 January 2018
Sot është publikuar kontrata komerciale për projektin e TC Kosova e Re, e nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe investitori “ContourGlobal”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një konferencë për media ka sqaruar vonesën për publikimin e kësaj kontrate miliardëshe.
“Na falni për vonesën, por kishim disa pjesë teknike të papërmbushura. Jam i lumtur që tani kam kontratën e finalizuar, e cila ka mbi 1 mijë faqe dhe nga sot të gjithë personat kanë qasje të hapur në kontratën e paprekur që do të shpërndahet në të gjitha format. Mund ta analizoni dhe të bëni pyetje për gjithçka që keni dëshirë”, ka thënë Lluka.
Ai ka përsëritur se qëllimi i vonesës ka qenë se ai donte të ishte transparent sic ka premtuar në fillim dhe se kontrata e publikuar nuk është ndryshuar asgjë nga ajo që është nënshkruar para Vitit të Ri.
“Jetëgjatësia e termocentralit do të jetë 40 vite, por pas 20 vite do ta marrim në menaxhim ne dhe kostoja do të jetë më e ulët”, ka thënë tutje Lluka.
Ai ka theksuar se cdo marrëveshje që nënshkruhet nga ai, gjithmonë do të jetë publike dhe sa më transparente.
“Jemi të interesuar të gjejmë kredi të financuar nga shtetet që kanë norma të buta apo s’kanë interes fare. Nëse gjejmë këso kredie, atëherë na ulet drastikisht çmimi. Sa i përket Kosovës A, në të cilën KEK po redukton vazhdimisht stafin, ka shumë që po dalin në pension, por një pjesë e tyre do të gjejnë vend në termocentralin e ri, nuk do të ketë asnjë problem me punëtorët që punojnë në termocetralet aktuale”, ka potencuar Lluka.
Sipas tij, ky projekt është tash e 12-13 vite, ka pas një ekip profesionist, ligjor dhe financiar, prandaj të gjithë ekspertët e jashtëm me ata lokal kanë bërë një analizë mjaft të mirë, duke nxjerr një termocentral më të mirin të mundshëm.
“Kthimi në ekuitet është shumë me rëndësi për ne, kosto e kapitalit është llogaritur diku 8.5-9%, por kjo është kulmi i një kredie që mund të merret për një projekt të tillë. Nëse çmimi tejkalon koston, mund të dalim nga kredia, jemi të lirë. Projekti nuk financohet aspak nga qeveria e Kosovës, vetëm me furnizimin me thëngjill apo ujë, sigurimi i vendit për hedhjen e hirit, por obligim financiar nuk ka aspak. Jemi të interesuar të marrim kredi nga Japonia, që do të ndihmoj të kemi projekte me kosto më të ulët të gjenerimit. Është e vështirë të analizohet komplet kostoja, por nëse nga sot investojmë, nëse KEDS ndërpret të gjitha lidhjet ilegale dhe kursen ryymë, atëherë nuk do të ndikohet në tarifat e termocentralit”, ka përfunduar Lluka.
Ujdia me kompaninë amerikane “Contour Global”e arritur më 20 dhjetor të vitit të shkuar kap vlerën e mbi 1 miliard eurove dhe konsiderohet si projekti më i madh në historinë e Kosovës.
“Kosova e Re” parashikohet të vihet në punë në vitin 2023, ndërsa Qeveria e Kosovës do ta marrë në pronësi impiantin pas një periudhe 20 vjeçare dhe pa asnjë kosto.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































