Lluka: Qeveria e Kosovës s’do të shpenzojë asnjë cent nga buxheti i saj për “Kosovën e Re”
Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 21 April 2018
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë sonte se Qeveria e Kosovës nuk është ajo që do ta financoj termocentralin “Kosova e Re”.
Në një postim në Facebook, Lluka ka shkruar se duke marrë parasysh faktorët mjedisorë dhe faktorët e kostos, Qeveria u përcaktua se Termocentrali ‘Kosova e Re’ është zgjidhje e nevojshme për periudhën afatgjatë, duke mundësuar pavarësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe duke mundësuar kalimin më të sigurt energjetik nga energjia që varet nga linjiti drejt Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë.
Lluka ka theksuar se Termocentrali “Kosova e Re” do të dizajnohet dhe ndërtohet për një jetëgjatësi operacionale prej 40 vitesh, kështu që sipas tij, Qeveria do të jetë në gjendje të operojë me termocentralin për periudhën e mbetur prej 20 vitesh.
Lexoni postimin e plotë të Llukës:
Një ndër pikat kryesore të Strategjisë së Energjisë së Kosovës është zhvillimi i kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike. Kjo nënkupton që Qeveria e Kosovës po angazhohet për zhvillim të kapaciteteve të reja gjeneruese nga të gjitha burimet e mundshme që i posedon vendi ynë. Një ndër projektet më të mëdha të kësaj fushe është Projekti për Termocentralin “Kosova e Re”.
Në të njëjtën kohë, politikat ekonomike të Kosovës janë të orientuara për fuqizimin sa më të madh të sektorit privat, andaj edhe për pjesën më të madhe të kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike, vendi ynë ka bërë përpjekje që investimet të vijnë nga sektori privat. Mirëpo, për t’i arritur të gjitha objektivat ekonomike të Qeverisë së Kosovës çështje kruciale është që fillimisht të arrihet pavarësia energjetike e vendit, si dhe siguria e furnizimit të rregull me energji elektrike.
Për të garantuar pavarësi energjetike dhe për të ofruar siguri në furnizimin me energji elektrike, Kosova duhet të zëvendësojë kapacitetet e TC “Kosova A” me kapacitete të reja gjeneruese. Në përgatitjen e projektit të Termocentralit Kosova e Re (TCKR), Qeveria i ka marrë parasysh me kujdes të gjithë faktorët determinues, duke përfshirë edhe faktorët mjedisorë edhe ata të kostos.
Në fakt, për të siguruar financim nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFI) për një termocentral me djegie të linjitit, janë marrë parasysh plotësisht të gjitha alternativat e realizueshme dhe kostot e tyre ekonomike. Studimet e shumta që janë bërë në vlerësimin e ndikimeve dhe kostos kanë ardhur në përfundim se Termocentrali “Kosova e Re”, në formën që po e zhvillojmë ne, është opsioni me koston më të ulët për të arritur këto qëllime.
Rrjedhimisht, duke marrë parasysh edhe faktorët mjedisorë dhe faktorët e kostos, Qeveria u përcaktua për Termocentralin “Kosova e Re” është zgjidhje e nevojshme për periudhën afatgjatë, duke mundësuar pavarësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe duke mundësuar kalimin më të sigurt energjetik nga energjia që varet nga linjiti drejt Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë.
Projekti i Termocentralit “Kosova e Re” është projekt i Partneritetit Publiko Privat (PPP). Në këtë rast, sikurse edhe në rastin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, sektori privat do të operojë impiantin për 20 vjet, e pastaj ia transferon atë sektorit publik pa asnjë kosto.
Termocentrali “Kosova e Re” do të dizajnohet dhe ndërtohet për një jetëgjatësi operacionale prej 40 vitesh, kështu që Qeveria do të jetë në gjendje të operojë me termocentralin për periudhën e mbetur prej 20 vitesh.
Projekti TC “Kosova e Re” do të realizohet komplet nga investimet private, pra Qeveria e Kosovës nga buxheti i saj nuk do të shpenzojë asnjë cent për këtë projekt. Investitori privat ContourGlobal, do të investojë tërë projektin, ku nga shuma e përgjithshme do të investojë 30% të kapitalit të saj, kurse pjesën tjetër investitori do ta sigurojë në formë kredie nga institucionet ndërkombëtare financiare, siç është Banka Botërore, partneri ynë kyç në këtë projekt, me institucionet e saj të brendshme si MIGA, IFC dhe IDA, pastaj Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH (Republika e Kosovës u bë shteti i 66-të anëtar i BERZH në dhjetor 2012.
Kështu që Projekti i Termocentralit “Kosova e Re” u kualifikua për mbështetje nga BERZH, përfshirë mbështetjen financiare.), Agjencitë e Kreditimit të Eksportit (ECA), Bankat Ex-Im, kreditorë komercialë dhe institucione potenciale kredituese të furnizuesit.
Në këtë pjesë duhet të sqarojmë se IRR (Norma e Brendshme e Kthimit) në kapital, është interesi që investitori kërkon ta kthejë për investimin që do të bëj në Kosovë. Shifra e kërkuar nga ContourGlobal ka qenë në mes të 23 deri 27%, kurse ne gjatë bisedimeve kemi arritur që këtë ta ulim deri në 18.5%. Mirëpo, duhet të sqarojmë se kjo normë e interesit është e aplikueshme vetëm për 30% të mjeteve të totalit të Projektit, (mjete këto që investitori do t’i investojë nga kapitali i vet), kurse pjesa tjetër do të jenë kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare, për të cilat nuk aplikohet IRR. Pra interesi i këtyre kredive (70% e totalit të Projektit), do të jetë shumë më i ulët, sipas praktikave diku nën 7%.
Qeveria e Kosovës ka rol kyç për mbikëqyrjen e secilit proces të financimit dhe investimet që Investitori do t’i bëj në këtë Projekt. Po ashtu, Qeveria e Kosovës është shumë e angazhuar edhe në procesin tenderues që investitori do ta shpallë për përzgjedhjen e Kompanisë Ndërtuese (Inxhiniering, Projektim dhe Ndërtim). Me këtë ne do të sigurohemi se çdo proces dhe procedurë është bërë në përputhje të plotë me të gjitha aspektet ligjore dhe ekonomike vendore dhe ndërkombëtare.
Të tjera
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...
-
Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër...
-
Trump: Biden ishte shumë i mirë, pas atentatit më thirri për t’u siguruar që isha mirë
Gjatë një paraqitjeje në një kanal të mediave sociale për ta promovuar një si...
-
Kjo është mësimdhënësja e arrestuar për mashtrim në Pejë
Sot në Pejë është arrestuar e cila po dyshohet se mashtroi bujqit për subvenc...
-
Arrestohet një mësimdhënëse në Pejë, dyshohet se mashtroi bujqit për subvencione
Sot në Pejë është arrestuar e cila po dyshohet se mashtroi bujqit për subvenc...
-
VV flet me Zyrën e BE’së për zgjedhjet, e përmendin votimin në diasporë dhe atë në Veri “pa banda kriminale”
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për një takim me një delegacion nga zyra e B...
-
Dha shtëpinë dhe i financoi vetë mësuesit, historia e jashtëzakonshme e shqiptarit që hapi shkollën e parë shqipe në Preshevë
Një histori frymëzuese, një shtëpi që u shndërrua në vatër dije e mësimi për ...
-
Deklarata e Nagavcit në fund të mandatit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit, objektivi ynë parësor
Pas përfundimit të renovimit së Shkollës Mesme të Lartë “Ahmet Gashi” në Pris...