Lajme

Lluka: Nuk pranojmë asnjë diskutim në lidhje me Trepçën

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 05 February 2019

Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se  Trepça nuk  duhet të jetë pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai këtë veprim e ka konsideruar të papranueshëm e të pamatur.

“Është krejtësisht e papranueshme, e pamatur dhe si e tillë dëmton edhe perspektiven e dialogut dhe objektivat e arritjes së një marrëveshje për njohje reciproke”, ka shkruar Lluka.

-Advertisement-

Ministri shtoi se një temë e tillë nuk duhet të shtrohet në asnjë mënyrë në tavolinen e diskutimit, rrjedhimisht çfarëdo pretendimi për Trepçën do të jetë i dështuar dhe i papranueshëm.

“Me ligjin për Trepçën të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përveç tjerash, është e përcaktuar qartë pronësia e Trepçës. Për më tepër, javën e shkuar, Kuvendi i Kosovës miratoi me 2/3 e votave edhe Statutin e Ndërmarrjes Trepça Sh.A, i cili i hapë rrugë konsolidimit dhe investimeve drejt zhvillimit të gjigantit tonë ekonomik, Trepça”, deklaroi ai.

Lluka tha se Trepça është pasuri natyrore e kombëtare e Republikës së Kosovës, brenda sovranitetit të shtetit të Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera