Lajme

Lluka: Gjashtë ndërmarrje publike janë në gjendje të keqe, Telekomi mbetet sfidë kryesore

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 12 February 2019

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Raportin e Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2017-të.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka, tha se 10 ndërmarrje nga 16 në tërësi operojnë me fitim dhe janë të qëndrueshme ndërkaq 6 nga to nuk janë në gjendje të mirë.

“Në ligjin e ri për ndërmarrje publike s’parashihet që raporti me ardh çdo 6 muaj dhe kjo e rrit raportimin e ndërmarrjeve publike. 4 ndërmarrje në vitin 2018-të janë auditu më shumë. Në vitin 2017-të edhe pse ka pas një punësim të vogël, ndërmarrjet kanë operuar më mirë. Në vitin 2017-të kanë qenë 10 ndërmarrje që kanë operuar mirë krahasuar me vitin 2016-të. Janë 5 kompani që kanë operuar me humbje. Subvencionet janë zvoglu për 5 milionë euro ndërkaq investimet kapitale kanë rënë”, ka thënë Lluka.

-Advertisement-

Ministri Llukaka thënë se Telekomi vazhdon të jetë sfidë kryesore.

“Telekomi vazhdon të jetë sfidë kryesore. Ne jemi në proces të përgatitjes së terrenit për privatizim të Telekomit që synimi jonë është që të ristrukturohet. Posta vazhdon të jetë me të njëjtat probleme, nuk ka pasur rritje të punësimit. Posta vazhdon të mbetet e varur në qiranë që paguan Telekomi dhe me vështirësitë që ka ky i fundit do t’i shkaktoi probleme postës. 10 prej ndërmarrjeve janë të qëndrueshme, 6 janë mjaft keq”, ka thënë Lluka.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është e paarsyeshme që të diskutohet raporti i vitit 2017-të kur ekzistojnë raportet e vitit 2018-të.

“Më duket komplet e paarsyeshme ta diskutojmë raportin e vitit 2017-të kur jemi në vitin 2019-të. Nuk ka kurrfarë kuptimi me diskutu për vitin 2017-të duke e ditë e duke pas informata se çka ka ndodhë në vitin 2018-të. Ne e dimë që vetëm muajt e fundit në Telekom numri i punëtorëve është rritë për 100”, ka thënë Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera