Sport

Llorente vendos ku do të luajë në të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 25 December 2018

Futbollisti spanjoll sapo është shpallur kampion i botës për klube me Real Madridin.

Marcos Llorente nuk ka ndërmend që të largohet nga Real Madrid.

Mediat spanjolle shkruajnë se mesfushori 23-vjeçar, është i lumtur te kampionët e Evropës dhe për asnjë moment nuk ka menduar largimin në një tjetër klub gjatë afatit kalimtar ë janarit.

-Advertisement-

Mesfushori, i cili u shpall edhe lojtari i ndeshjes në finalen e Kupës së Botës për klube të fituar ndaj Al Ain, me uljen të Santiago Solarit në stolin e trajnerit është kthyer në një pikë kyçe për madrilenët duke zhvilluar disa paraqitje të mira.

Llorente është produkt i akademisë së Realit të Madridit, ndërkohë që kontrata e tij me klubin përfundon më qershor të vitit 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera