Lajme

Llokume, whisky e manshetë, këto janë dhuratat që iu bënë Kurtit për Vitin e Ri

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 15 June 2022

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar kogja dhurata për Vitin e Ri. Shumica e dhuratave i janë bërë nga ambasadat e shteteve të huaja në Kosovë. Por, çfarë dhuratash i dërguan Kurtit ambasadorët?

Gazeta Express ka siguruar listën e dhuratave që i janë bërë Kryeministrit Albin Kurti, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. Aty figurojnë dhe dhuratat e pranuara për Vitin e Ri.

Vëmendjen më të madhe e ka marrë dhurata që i ka bërë Ambasada e Turqisë. Nga kjo ambasadë i kanë dërguar Kurtit dy paketime me llokume dhe një cd të pianistit turk, Fazil Say.

-Advertisement-

Dhurata për festën e Vitit të Ri i ka bërë Kurtit edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti ka marrë si dhuratë nga kjo ambasadë një shishe shampanjë, whisky, mashetë dekoruese, 2 gota për verë dhe një çokolladë.

Ambasada Italiane i ka përcjellë Kurtit në shishe verë “Berlucci brut” për këtë festë.

Dhuratë i ka bërë edhe Ambasada e Sllovenisë në Kosovë. Nga kjo ambasadë i kanë dërguar Kurtit një shishe shampanjë dhe ëmbëlsirë.

Ëmbëlsirë për këtë festë i ka dërguar Kurtit edhe Ambasada e Bullgarisë. Përveç ëmbëlsirës, i kanë dërguar edhe një verë të kuqe.

Ndryshe, tema e dhuratave është aktualizuar, pasi një e tillë iu dhurua Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës. Ai pranoi dhuratë një orë “Rolex”, që kushton rreth 20 mijë dollarë nga Kryeministri i Katarit.

Sveçla këtë dhuratë ia la Ministrisë që udhëheq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera