Sport

Llapit nuk i kryejnë punë transferimet, mposhtët në shtëpi nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 23 September 2020

Skuadra e Llapit e ka nisur me humbje sezonin e ri në Superligë, pasi në shtëpi është mposhtur nga Gjilani me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, golin e vetëm për gjilanasit e ka realizuar Darko Nikac në minutën e 62’.

Llapjanëve nuk i kanë kryer punë një numër i madh i lojtarëve, të cilët i kanë transferuar këtë afat kalimtar veror, derisa Gjilani është këndellur pas asaj humbje të thellë 4-0 nga Feronikeli javën e kaluar.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Gjilani renditet i 6-ti me tre pikë, ndërsa Llapi i teti me 0 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera