Lajme

Llapjanit i digjet shtëpia, garazha dhe dy vetura

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 23 November 2021

Në fshatin Obranqë të Podujevës, një person ka raportuar se garazhi, dy vetura dhe shtëpia e tij janë përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Infokus.

Policia e Kosovës njofton se shkaqet janë ende të panjohura dhe rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri i janë përfshirë: garazhi, dy vetura dhe shtëpia e tij. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera