Sport

Llapi i jashtëzakonshëm, demolon Ballkanin në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 21 November 2021

Skuadra e Llapit e ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi dhe të gjashtë në shtatë takimet e fundit në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kësaj radhe e kanë mposhtur Ballkanin me përmbysje rezultati nga 0-1 në 4-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 14-të në Superligë.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Merdarit në Podujevë, pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 0-0, kurse në 45 minutat e dytë u shënuan katër gola.

-Advertisement-

Ballkani e zhbllokoi rezultatin në minutën e 60’, me golin e realizuar nga Nazmi Gripshi, i cili shënoi një gol fantastik për shifrat 0-1.

Pas pranimit të golit ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina u rikthye furishëm në lojë dhe arriti të përmbyste gjithçka.

Alef Firmino e barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 71’, kurse katër minuta më vonë i njejti futbollist shënoi për rezultatin 2-1 për Llapin.

Llapjanët nuk u ndalën me kaq, pasi në minutën e 77’ realizuan me anë të Edon Sadriut për shifrat 3-1, kurse për rezultatin përfundimtar 4-1 shënoi Kushtrim Shabani në minutën e 86’.

Pas kësaj fitoreje, Llapi është ngritur në pozitën e katërt me 21 pikë, kurse Ballkani mbetet i treti me 24 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera