Sport

Llapi fiton miqësoren ndaj Bashkimit të Koretinës

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 02 February 2021

Skuadra e Llapit e ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore pas kthimit nga Antalia, ku zhvilloi fazën kryesore përgatitore para fillimit të stinorit pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kanë mposhtur Bashkimin e Koretinës me rezultat të thellë 4-1, në takimin e luajtur në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Golat për ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina i shënuan Engjëll Hoti, Kushtrim Shabani, Sava Garadasevic dhe Almedin Klinaku.

-Advertisement-

Llapi po përgatitet për ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, ku me 10 shkurt e pret Ballkanin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera