Sport

Llapi – Feronikeli dhe Prishtina – Trepça 89, mbyllen me këto rezultate

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 15 May 2019

Feronikeli dhe Prishtina kanë shënuar fitore ndaj Llapit përkatësisht Trepçës dhe tashmë fituesi i titullit vendoset në xhiron e fundit ku takohen pikërisht këto dy skuadra, shkruan Gazeta inFokus.

Feronikeli e ka shkatërruar Llapin duke e mposhtur me rezultat 3-1 midis stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Golat për industrialistët i shënuan Arbër Prekazi, Mendurim Hoti dhe Kastriot Rexha, ndërsa golin e vetëm për llapjanët e realizoi Festim Alidema.

Pas kësaj fitore Nikli vazhdon kryesimin me 77 pikë, dy më shumë se Prishtina që renditet e dyta dhe tetë me shumë se Llapi që mbetet i treti.

-Advertisement-

Prishtina ka shënuar fitoren të madhe ndaj Trepçës ’89 me rezultat bindës 3-0. Golat për bardhekaltërit i shënuan Mankenda, Khalid dhe Mario Morina.

Pas kësaj fitore kryeqytetasit mbeten në garë për titull pasi renditen të dytit me 75 pikë, vetëm 2 pikë me pak se Feronikeli, kurse Trepça ’89 mbetet në zonën e barazhit me 39 pikë.

Feronikeli – Prishtina që zhvillohet të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të përcaktoj fituesin e Superligës së Kosovës për sezonin 2018/19./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera