Sport

Llapi barazon në miqësoren e zhvilluar në Turqi, prezent ishte edhe Bernard Berisha

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 17 January 2021

Skuadra e Llapit gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një miqësore me skuadren turke, Tulazspor, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja u zhvillua në Antalya të Turqisë, atje ku llapjanët kanë shkuar për përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit.

Takimi ka përfunduar me rezultat 1-1, ndërsa golin për Llapin e ka shënuar sulmuesi, Valmir Veliu.

-Advertisement-

Prezent për ta ndjekur nga afër këtë takim ka qenë sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, i cili është parë nën shoqërimin e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera