Sport

Lajm i mirë për tifozët e Liverpoolit, kthehet në stërvitje ylli i skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 26 October 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka marrë një lajm të mirë nga infermieria e klubit, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori Thiago Alcantara që ishte lënduar në takimin ndaj Evertonit është rikthyer në stërvitje të plota.

Futbollisti spanjoll sot ka stërvitur dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme te ‘The Reds’ në Premierligë.

-Advertisement-

Thiago që nga ardhja e tij në ‘Anfield’ ka zhvilluar një ndeshje të plotë dhe një pjesë të dytë në debutim.

Ai është ambientuar mjaftë mirë në skuadrën e Liverpoolit, dhe pritet të jetë mesfushori kryesor i Jurgen Kloopit në vazhdimin e kampionatit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera