Sport

LAJMI I FUNDIT: Ylli i Dritës pëson lëndim në stërvitjen e fundit në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 22 September 2020

Skuadra e Dritës i ka përfunduar stërvitjet e fundit në bregdetin e Durrësit para nisjes për në Poloni, aty ku do të takohet me Legian e Varshavës në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Klubi gjilanas ka njoftuar se nesër do të udhëtojnë për në Poloni, derisa ka zbuluar se kapiteni Ardian Limani ka pësuar një lëndim dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj Legias.

Përveç Limanit pjesa tjetër e skuadrës është gati dhe në gjendje të mirë fizike.

-Advertisement-

Legia Varshava – Drita zhvillohet të enjten nga ora 20:30 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Supersport Kosova.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të kampiones së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera