Sport

LAJMI I FUNDIT: Ekipi me traditë të madhe në futbollin kosovar konfirmon rikthimin në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 27 May 2020

Pas dy viteve në Ligën e Parë, ekipi i Besës së Pejës është rikthyer edhe zyrtarisht në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pejanët janë inkuadruar në Superligë, pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ku vendosi që Ligën e Parë ta përfundoj me renditjen aktuale.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Besës përmes një njoftimin në llogarinë e tyre zyrtare në facebook.

-Advertisement-

“FC Besa rikthehet si kampione në Superligën e Kosovës në futboll. #BesaBesë”, ka shkruar Besa në faqen zyrtare.

Para se koronavirusi ta pezullonte futbollin, Besa renditej e para me 40 pikë, katër më shumë sesa Arbëria që pozicionet e dyta.

Përveç Besës edhe Arbëri është inkuadruar në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera