Lajme

Lladrvoci tregon se është operuar, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 03 December 2019

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se i është nënshtruar një operacioni.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka kryer me sukses operacionin e largimit të gurëve nga tëmthi, shkruan gazeta inFokus.

Ndër të tjera ai ka falënderuar të gjithë ata të cilët e ndihmuan operacionin e tijë.

“Falënderoj dr. Ekrem Sefiun dhe ekipin mjekësor të Spitalit në Vushtrri, anesteziologun dhe infermieret, të cilët me sukses të plotë, dje, kryen operacionin e largimit të gurëve nga tëmthi.

Falënderoj po ashtu stafin drejtues të spitalit, motrat dhe stafin tjetër të spitalit, për përkujdesjen në mënyrë shembullore dhe rregullin e shkëlqyer në spital”, është shprehur Lladrovci./Gazeta infokus/.

Të tjera