Lajme

Lladrovci, zyrtari i parë i PDK-së, që i uron Kurtit shërim

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 29 October 2020

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit lideri i VV-së, Albin Kurti dje përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka njoftuar se ka dalë pozitiv me virusin korona.

Derisa, figura të ndryshme i kanë uruar shërim të shpejtë Kurtit, një urim vjen edhe nga radhët e PDK-së.

Është ky kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, që ka shkruar një postim në FB, ku i uron liderit të VV-së, shërim të shpejtë. Ndërsa ka dhënë edhe një apel për të gjithë qytetarët.

-Advertisement-

Ky është postimi i Lladrovcit:

Virusi i keq, ka prekur edhe Albin Kurtin.

Uroj që z. Kurti të shërohet sa më shpejtë dhe t’i kthehet familjes dhe detyrave të tij të përditshme.

Uroj, po ashtu që të gjithë të prekurit nga virusi Covid-19, ta kalojnë pa pasoja.

Nuk do nënçmuar virusin, por do mundur me çdo kusht!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera