Lajme

Lladrovci ,vizitë në Turqi  binjakëzon Drenasin me një komunë të provincës së Adanës

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 27 December 2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë një vizite në Turqi, ku ka takuar kryetarin e Adanës, kryeqytet i provincës dhe kësaj pjese të rëndësishme të Turqisë, nga ku edhe  do të bëjë binjakëzimin me komunën Karaisali.

Gjatë kësaj  vizite Lladrovci është shprehur tejet i kënaqur, dhe se pret bashkëpunim të ndërsejlltë  së bashku me Turqinë, shkruan Infokusi.com

Tutje ai ka  deklaruar se pret të zhvillojë bashkëpunimin në lëmitë ekonomike, kulturore, sportive e arsimore, sidomos tek  bashkëpunimi ndërkomunal, ku ndër të tjera ka theksuar, se do të jetë urë e re nga ato të ndërtuara deri tash, me interes të dyanshëm.

-Advertisement-

Ja postimi i plotë në rrjetin social:

“Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal, kam takuar kryetarin e Adanas, Z. Huseyin Sozlu, komunën e pestë më të madhe të Turqisë. Adana është edhe kryeqytet i provincës e cila është shpallur më herët në mesin e zonave më me perspektivë në nivel evropian. Z. Sozlu e falënderova për mikpritjen dhe përkrahjen për binjakëzim me qytetin Karaisali të cilës i prin Z. Aslan, komunë në kuadër të Adanës. Presim të zhvillojmë bashkëpunimin në lëmin ekonomik, kulturor, sportiv e arsimor. Bashkëpunimi ndërkomunal do të jetë urë e re nga ato të ndërtuara deri tash, me interes të dyanshëm. Zona e Adanës vlen si një nga zonat më dinamike zhvillimore jo vetëm në Turqi. Këtu, shqiptarët përbëjnë faktor të rëndësishëm në të gjitha veprimtaritë publike dhe private.”/INFOKUSI

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera