Lajme

Lladrovci thotë se tërheqja e terroristëve duhet komunikuar me aleatët: Diçka e tillë nuk guxon të përsëritet

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 27 May 2024

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për ikjen e grupit terrorist nga Banjska, por sipas Ramiz Lladrovcit kjo çështje veç u mjegulla.

Kryetari i Drenasit thotë se, krejt çka ndodhi në Banjskë, ka qenë padyshim në dijeni edhe Qeveria e Serbisë.

“Raporti i ICG dhe reagimi i KFOR-it, u bënë publike, por, mjegulla rreth çështjes, u shtua. Komponenta e sigurisë së shtetit, tejkalon kapacitetin individual, sepse, Kosova pati sulm nga qindra terroristë serbë, me pajisje me vlera milionëshe, nga ana e njësiteve të përgatitura dhe sipas asaj se çfarë është publikuar, ka qenë në dijeni edhe Qeveria e Serbisë”, tha Lladrovci.

-Advertisement-

Lladrovci tutje për GazetaBlic thekson se, tërheqja e terroristëve dhe krerëve të sulmit terrorist duhet të trajtohet me aleatët.

Madje sipas tij, nuk do të duhej të ishte çështje e vendimit të një individi, sepse siç thotë ai, mund të mos ketë pasur informata të plota dhe të mos ketë përfshirë gjithë sfidën për shtetin tonë tash dhe në të ardhmen.

“Këtë problem të tërheqjes së terroristëve dhe krerëve të sulmit terrorist, do trajtuar dhe komunikuar me aleatët, me përgjegjësi maksimale, duke kërkuar përgjegjësi për ndodhinë e cila nuk guxon të përsëritet. Në asnjë rast, nuk do të duhej të ishte çështje e vendimit të një individi, çfarëdo vendimi qoftë ai, sepse mund të mos ketë pasur informata të plota dhe të mos ketë përfshirë gjithë sfidën për shtetin tonë tash dhe në të ardhmen”, tha Lladrovci për GazetaBlic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera