Lajme

Lladrovci shpreh ngushëllime për 23 vjeçaren që vdiq mbrëmë në vetaksident

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 05 April 2021

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e vajzës, Ermira Morina e cila humbi jetën mbrëmë si pasojë e vetëaksidentit në Terstenik.

“Sot, ditë e dhimbshme për Drenasin. E dhimbshme vdekja e saj jo vetëm për familjen, por për të gjithë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, shokëve dhe miqve të Ermirës”, është shprehur Lladrovci.

Hoxha i reagon Graincës: Betonizoje mirë liftin e VV-së, se me bo m’u prishë, shkon me ramje t’lirë

Ai i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarës tjetër nga ky aksident dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të kujdes të shtuar në trafik.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se mbrëmë një vajzë ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti në Terstenik të Drenasit.

Sipas raportit aksidenti u shkaktua pasi vozitsja nuk arriti ta përshtat shpjetësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe si pasojë u vetaksidentua.

Të tjera