Lajme

Lladrovci: Qytetarët sot treguan se kush është zot shtëpie në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 14 November 2021

Kryetari i sapo zgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci është deklaruar pas fitores në këtë komunë.

Ai në një postim në “Facebook”, ka shkruar se qytetarët kanë treguar se kush është zot shtëpie në Drenas.

Më tutje, ai tha se është dëshmuar që Drenasi është bastion i PDK-së.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Sot ishte një ditë e madhe për qytetarët e komunës së Drenasit,

Qytetarët vendosën për qeverisjen e mirë të kryetarit të Drenasit, ata vendosën për Drenasin.

Fitorja e PDK-së sonte me Drenasin u rrit, dëshmuam se jemi bastion i PDK-së.

Qytetarët sot treguan se kush është zot shtëpie në Drenas.

Faleminderit. Jam krenar me Drenasin dhe qytetarët tanë!

Faleminderit qytetarë, ju lumtë aktivistë dhe drejtues të PDK-së të nivelit qendror e lokal.

Fitorja e PDK-së në Drenas, është përshëndetje e sinqertë për shokët tanë që fizikisht nuk janë me ne.

Është fitore e të gjithëve, faleminderit!

Vazhdojmë me qeverisje të mirë. Bashkë për Drenasin!

P.S. Falënderoj të gjithë shokët, miqtë, dashamirët, familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e UÇK-së, të gjithë qytetarët që iu gëzuan fitores tonë në Drenas. Në veçanti e falënderoj miqtë e mi, Ali Ahmetin dhe Bedri Islamin.

Në pamundësi të përgjigjem ndaj të gjitha urimeve, ju falënderoj të gjithëve, me të mira ua kthefsha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera