Lajme

Lladrovci pret veprimtarin nga Amerika, Ismet Smajlin me të birin Edmondin, pilot e oficer i Ushtrisë amerikane

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 07 October 2023

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci priti dje në takim, veprimtarin e shquar i cili jeton e punon në Dallas të Amerikës, Ismet Smajlin, me të birin e tij, pilot e oficer i Forcave Ajrore Amerikane.

“Diaspora jonë, sot më shumë se kurrë, është në nivele të jashtëzakonshme, ku gjenerata e dytë dhe e tretë, po arrijnë suksese të shkëlqyera si Edmondi, tashmë pilot dhe oficer amerikan”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Ishte kënaqësi të pres në takim, mikun tim, atdhetarin dhe veprimtarin e shquar në Teksas të Amerikës, Ismet Smajlin, me birin e tij, pilotin e oficerin e Forcave Ajrore Amerikane (USAF), Edmondin dhe bashkëshorten Miniren, si dhe Lulin me bashkëshorten Vjollcën, miq familjar në Dallas.

Pasi diskutuam për të kaluarën, lidhur me çlirimin e Kosovës, përkrahjen nga Amerika dhe diaspora jonë atje, diskutuam edhe për investimet dhe kapacitetin e diasporës për Kosovën dhe perspektivën e të rinjve tanë në vend dhe në botë.

Diaspora jonë, sot më shumë se kurrë, është në nivele të jashtëzakonshme, ku gjenerata e dytë dhe e tretë, po arrijnë suksese të shkëlqyera si Edmondi, tashmë pilot dhe oficer amerikan.

Ishte rast që Ismetit dhe mysafirëve t’ua bëj dhuratë librin e Bedri Islamit, kushtuar Fehës e Xhevës, dhe nga një punim artistik, medaljon dhe brosh, punëdore të Qendrës së të Drejtave të Grave në Drenas.

Kënaqësi të veçantë mua dhe Shemës na solli pritja e mysafirëve edhe në shtëpi.

Faleminderit Ismet, puna juaj për Kosovën dhe kombin, është e paharrueshme. Edmondit i mbetet lartësimi i mëtejmë i emrit të shqiptarëve!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera