Lladrovci porosi për patriotët me “bateria”
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 23 April 2021
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka shkruar për premtimet elektorale, duke i evidentuar disa nga to, të cilat sipas tij, mbesin më gjatë në kujtesë.
Lladrovci ka publikuar edhe një fjalë rasti të mbajtur në Parlament, më 21 prill 2013, të cilën ai e vlerëson me aktualitet.
Tani edhe në Kosovë| Zvogëlon lukthin një 52 vjeçare, kjo është gjendja e saj shëndetësore
-Advertisement-
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
Disa premtime dhe zotime elektorale, mbesin më gjatë në kujtesë.
Për shembull:
Respektimi i himnit të shtetit të Kosovës,
Respektimi i flamurit të shtetit të Kosovës,
Respektimi i kufijve të shtetit të Kosovës,
Mohimi i bashkimit kombëtar,
Hyrja e shpejt në OKB,
Një doganë me një flamur,
Heqja e roamingut,
Porti në Adriatik vetëm për Kosovën,
Dyshtetësia masive,
Një program i përbashkët ekonomik, turistik, energjetik,
Liga e përbashkët e futbollit, etj.
…dhe disa premtime të tjera:
Jo negociata, vetëvendosje!
Angazhim për luftimin e pandemisë,
Furnizim i menjëhershëm me vaksina,
Angazhim i plotë kundër familjarizimit,
Angazhim i plotë kundër punësimeve të dyfishta e shumëfishta,
Aprovim i ligjit për veting dhe lustracion, para Ligjit për zgjedhje dhe Konfiskim të pasurisë së paligjshme,
Ngritje e ndihmës sociale për moshën e artë,
Anulim të pagesës së rrymës dhe pagave jomeritore për veriun…
Paprekshmëria e lirisë së mediave, etj.
Kosova është vend ku ndërtohet mundësia për gjasa të barabarta dhe lumturi. Premtimet, ashtu si jepen, edhe harrohen!
Për kujtesën e patriotëve me “bateri”, ju ftoj ta lexoni fjalën time të rastit, të mbajtur para 8 vjetësh, më 21 prill 2013, në Parlamentin e Republikës së Kosovës:
“I nderuari Kryetar (Jakup Krasniqi),
I nderuari Kryeministër (Hashim Thaçi),
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Sot, ndodhemi para një fakti të ri dhe një ngjarje të re, e cila, sipas pikëpamjes time, duhet vlerësuar si një nga momentet kthese në historinë e re të Kosovës.
Afrim (Hoti), natyrisht çdo njëri që e do këtë vend, e për më shumë ka dhënë për këtë vend, nuk mund të jetë plotësisht i kënaqur me të gjitha pikat tjera të kësaj marrëveshje, por nga ana tjetër, çdo kush duhet të jetë i vetëdijshëm se ajo hap një rrugë të re, jo të nënshtrimit, por të afirmimit të vlerave dhe të mëvetësisë sonë.
Albin (Kurti), edhe unë, ashtu si shumë nga Ju, në këtë sallë e jashtë saj, do të kisha dashur që Marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë të kishte vetëm katër pika, ku të ishte shkruar shkurt e qartë se, njihet pavarësia e Kosovës, dëmshpërblehet ajo, lirohen edhe ata shqiptarë që po mbahen ende në burgjet serbe padrejtësisht, të kthehen në atdhe viktimat e martirët e luftës sonë çlirimtare.
Kjo është e kuptueshme. Por sado qëllim mirë, në këtë faze është edhe e paarritshme.
Liburn (Aliu), me shtetin serb nuk jemi ndarë paqësisht, por përmes gjakut, nuk jemi ndarë me dëshirën e tyre, por me luftën tonë…dhe mentaliteti i tyre këtë do e kuptojë mjerisht, shumë vonë.
Marrëveshja që shtrohet para nesh është, sipas bindjes sime, më e mira e mundshme, fillesa e një rruge drejt përfshirjes së Kosovës në institucionet ndërkombëtare, por edhe përpjekja më serioze për stabilizimin e gjendjes politike në të gjitha anët e Kosovës.
Duhet të këtë një fillim gjithnjë…dhe ky është një fillim, i cili ndryshe nga fjalët e pazarit, ka një mbështetje të fuqishme nga bota politike perëndimore.
Jo vetëm sepse është e inicuar prej tyre, por edhe sepse asgjë nuk na jep të drejtën të mendojmë se të gjithë, na e kanë me hile, dhe se vetëm ne, ne këtë salle e jashtë saj, qenkemi të vetmit që mendojmë për shtetin tonë.
Rexhë (Selimi), të harrosh vlerat, veprimet e vyera të atyre që na ndihmuan në kohën më të vështirë, nuk është tipike e shqiptarëve në Kosovë, megjithatë, nëse do të kishte qenë një marrëveshje sa për të qetësuar përkohësisht gjendjen e për të lënë pasoja më pas, unë nuk do të kisha qenë dakord.
Pasi më shumë se ndërkombëtaret, unë e dua Kosovën…Por në këtë rast, mund të them me bindje se, angazhimi i tyre është serioz.
Albin, edhe pas Marrëveshjes së Rambujesë, është menduar se tashmë nuk do të këtë më Kosovë, por kemi shtetin tonë…pavarësinë, institucionet, gjykatat, po ndërtojmë strukturat e një shteti modern, sado që kjo ndodh me gabime …por shteti i Kosovës ekziston edhe falë asaj Marrëveshje.
Shtetet nuk ndërtohen në një ditë. Ata nuk bëhen të tillë sepse duan një grupim politik, por nga një shumësi faktorësh, të cilët nuk shpërfillen, vetëm se rritet shkalla e patriotizmit nëpër mbledhje e mitingje.
Unë i jap përkrahjen time kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, dhe në këtë, krahas bindjes sime, ka pasur jehonën e saj, edhe mbështetja që i kanë dhanë kësaj Marrëveshje, liderët z. Ramush Haradinaj e më vonë edhe z. Isa Mustafa, si dhe përfaqësues të botës politike në të gjitha anët…
Marrëveshja është fillesa, nuk është fundi. Ai që shikon përpara do të shkojë edhe përpara.
Deri sa po bisedonim për marrëveshjen, me mikun tim z. Halil Selimi, më tha:
“Një konflikt shekullor po përmbyllet. Aspirata e luftës për liri po përfundon, paqësisht. Paqja po fiton mbi armiqësitë“.
Faleminderit për vëmendje”
Të tjera
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...
-
Kjo është deklarata e plotë në Polici e gruas së Akil Gjakovës: “Kam fotografi të dhúnës së ushtruar ndaj meje” (Dokumente)
Në një deklaratë të dhënë më 13 prill në stacionin e policisë në Pejë, S.Gj e...
-
Serbia dënon Shqiprim Arifin me rreth 500 euro pse vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dina...
-
Rasti “Reflektori”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër gjashtë personave
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë persona...
-
Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së
Gjatë ditës së sotme, karabinierët italianë kanë trajnuar policinë ushtarake ...
-
Guvernatori i BQK’së takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, flasin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në SEPA
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me zyrt...
-
Reuten: Jankoviq të lirohet menjëherë nga autoritet serbe, frikësimi duhet të ndalohet
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se arrestimi i zëvendësdrejtori...
-
Sveçla: 1 mijë e 498 kosovarë janë ndaluar e maltretuar nga Serbia
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bashkë me Ministre...
-
“Disa persona ma kanë blloku ligjëratën”: Xhevat Krasniqi s’lejohet ta mbajë ligjëratën, telefonon Policinë
Pas shumë protestash e bllokadash, sot Lëvizja Feministe Studentore bllokoi e...
-
Gjykata merr vendim ndaj adminit të “Albkings”, Edvin Nevzati
Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelo...
-
Aksident mes dy veturash në rrugën “Luan Haradinaj”, pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash mes dy veturash në rrugën ...
-
Bërnabiqi për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues të Serbisë
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar ndalimin e pjesët...