Lajme

Lladrovci përgëzon organet përgjegjëse për zbulimin e profileve të rreme në rrjetin social, paralajmëron padi

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 10 September 2022

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë lajmin se ngacmuesit dhe shpifësit e rrjeteve sociale që kanë përdorur gënjeshtrat, ngacmimet dhe shpifjet kundër tij, organet e rendit i kanë zbuluar dhe priten padi dhe gjyq.

Përgëzoj organet kompetente që ua nxori në pah identitetet këtyre keqbërësve. Gjithsesi, meritë për këtë kanë edhe „keqbërësit e mashtruar“ që u bënë të sinqertë me bashkëpunim dhe treguan për burimet e financimit, bashkëpunëtorët dhe motivuesit e tyre, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

-Advertisement-

Puna e mirë e organeve të rendit, zbardh burimin e ngacmimeve në komunën e Drenasit!

Opinioni ka qenë në dijeni me sulmet e pareshtura me dezinformata e ngacmime të llojeve të ndryshme, nga dita ime e parë në krye të komunës. Personi publik, paguan edhe çmim e sidomos kur zbatimin e ligjit e ke prioritet.

Zbatimi i ligjit i ka „kall“ keqbërësit dhe kanë sulmuar e sulmojnë me identitete të rreme në rrjetet sociale. Këto profile të rreme, me emra të bukur si Fjoralba, etj. të bëjnë të pasur, të martojnë e besa të bëjnë edhe me aeroplanë.

Përgëzoj organet kompetente që ua nxori në pah identitetet këtyre keqbërësve. Gjithsesi, meritë për këtë kanë edhe „keqbërësit e mashtruar“ që u bënë të sinqertë me bashkëpunim dhe treguan për burimet e financimit, bashkëpunëtorët dhe motivuesit e tyre.

Këto sulme e shpifje nuk më kanë zmbrapsur e as më zmbrapsin. Kompromis me ligjin nuk bëj. Qëndrueshmërinë time e njohin të gjithë ata që më njohin nga vitet e ’80-ta e këndej. As ua kam pasur frikën, as do ua kem frikën. Kurrë.

Keqbërës, ligji po vepron dhe do të veprojë. Shihemi në gjyq.

P.S. Nëse portalet që kanë publikuar lajmin e rremë për një çështje të pavërtetë, sikur nuk kisha qasje në rrjet, do të ngre padi, sikur për keqbërësit tjerë. Gjatë tërë ditës, sot e çdo herë, telefoni im është i hapur!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera