Lajme

Lladrovci në Weiz, në kërkim të investimeve austriake

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 12 September 2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci po qëndron për vizitë zyrtare në Austri. Ai është pritur nga kryetari i Weizit, Erwin Eggenreich dhe nga nënkryetarja e Weizit, Iris Thosold.

Kryetari Lladrovci, pasi e falënderoi për ftesën dhe mikpritjen kolegun e tij austriak, si dhe nënkryetaren Thosold, foli në përgjithësi për situatën e përgjithshme në Drenas, njofton zyra e tij për informim.

Ai i kushtoi një rëndësi të veçantë gjendjes ekonomike në komunën Drenas, sfidat që e presin këtë komunë, si dhe mundësitë e shumta, dhe potencialet që ka komuna e Drenasit për investitorët austriak, në mënyrë të veçantë investitorët nga Weizi me rrethinë, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje, bëhet e ditur se kryetari Lladrovci përmendi infrastrukturën e përmirësuar, Parkun e Biznesit, që ka komuna e Drenasit, dhe që pritet të zgjerohet edhe me 62 hektarë të tjerë, si dhe shumë përparësi që ofron kjo komunë për bashkëpunim në shumë fusha.

Më pas Lladrovci ka folur edhe për administratën, bujqësinë, shërbimet publike, gjithashtu rëndësi dhe prioritet të veçantë i dha fushës së arsimit në komunën e Drenasit.

Tutje kryetari Lladrovci përmendi dhe potencialin e pazëvendësueshëm që ka Drenasi, fuqinë punëtore, rininë e Drenasit, si dhe një pjesë e madhe e të rinjve kanë arsimimin adekuatë për fusha të ndryshme. Më pas u diskutua po ashtu edhe për barazinë gjinore që ka bërë kryetari Lladrovci në komunën e Drenasit.

Nga ana e tij, njoftohet se kryetari nga Weizi, Eggenreich, pasi falënderoi Lladrovcin për vizitën, përmendi raportet shumë të mira që ka me komunitetin nga Kosova në këtë qytet, duke çmuar integrimin e shpejt dhe të plotë të tyre në shoqërinë austriake.

Ai theksoi se përpiqet që të jetë afër komunitetit kosovar që kërkesat e tyre të realizohen shumë shpejt, apo edhe të jap këshillat më të mira, për t’ adresuar ato kërkesa në mënyrën më të mirën të mundshme.

Pastaj kryetari Eggenreich përmendi bashkëpunimet dhe binjakëzimet që ka ky qytet me tri qytete të tjera, dhe se drejtuesit e këtij qyteti janë të interesuara që ta zgjerojnë bashkëpunimin edhe me qytete të vendeve tjera.

Të dy kryetarët u pajtuan që të përgatisin një plan konkret për mënyrat dhe format e bashkëpunimit në mes të dy qyteteve. Ndërsa nga ana e saj nënkryetarja nga Eggenreichi, Iris Thosold pasi falënderoi kryetarin Lladrovci për vizitën, e përgëzoi dhe e vlerësoi shumë lartë kontributin e madh të  Lladrovcit për barazinë gjinore në komunën e Drenasit.

Ajo me këtë raste përmendi edhe sfidat e shumta që kanë femrat në Austri për pjesëmarrje të barabartë në jetën politike dhe publike.

Në fund të takimit kryetari Lladrovci e ftoi kolegun e tij nga Weizi për një vizitë në Drenas, si dhe nënkryetaren Thosold me bashkëpunëtorë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera