Lajme

Lladrovci në një foto me Presidentin Thaçi dhe Bekim Jasharin: Na tre, ma të fortit

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 17 February 2020

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka postuar një foto nga festa e organizuar prej Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, me rastin e pritës për shënimin e Pavarësisë, të cilën e ka përcjellë me tekstin e shkurtër: “na tre, ma të fortit”.

Lladrovci duke treguar njohje të hershme me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin ka shtuar: Po, vërtetë ia kemi ndjerë herët frymëmarrjen lirisë dhe çlirimit. Gëzuar!

Ja postimi i Ramiz Lladrovci:

-Advertisement-

Në Ditën e Pavarësisë, në pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikës, na tre, ma të fortit, pa befasi. Po, vërtetë ia kemi ndjerë herët frymëmarrjen lirisë dhe çlirimit. Gëzuar!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera