Lajme

Lladrovci me partinë e re sot hap zyrën ku ishte selia e degës së PDK-së në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 15 Tetor 2025

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili siguroi një tjetër mandat nën moton “Për Drenasin Kampion”, ka njoftuar se pasditen e sotme do të bëjë hapjen simbolike të zyrës ku më parë ishte selia e degës së PDK-së në këtë komunë.

Në njoftimin e tij, Lladrovci ka bërë të ditur se “rreth orës 18:30, bashkë me kandidatët për Kuvend dhe anëtarët e Shtabit Zgjedhor do të bëjmë hapjen e zyrës ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas – zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve”.

Ai ka ftuar të gjithë anëtarët e shtabit “Për Drenasin Kampion” që të vazhdojnë angazhimin dhe përkrahjen për degët e PDK-së që janë në balotazh.

-Advertisement-

“Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor ‘Për Drenasin Kampion’, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe të japin kontribut në fitoren e degëve të PDK-së që janë në balotazh,” ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai ka theksuar se ky takim dhe koktej “nuk është demonstrim i arrogancës së fitores, por kthim në ambientet ku ka pasur dhe do të ketë vetëm fitore, gjithmonë me qytetarin e Drenasit në qendër të vizionit.”

Në fund, kryetari i rizgjedhur ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe për zhvillimin, siç e ka quajtur ai, “shembullor” të procesit zgjedhor në komunën e Drenasit.

“Me qytetarët kampionë të zemrës së Kosovës. Fitorja e qytetarëve të Drenasit është fitore e madhe! Faleminderit,” ka përfunduar Lladrovci.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy