Lajme

Lladrovci me Ali Ahmetin nderojnë kujtimin për Hilmi Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 26 October 2023

Në Gllogjan, të mërkuren, në shënimin e ditëlindjes së atdhetarit Hilmi Haradinaj, mori pjesë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me Ali Ahmetin, liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, dhe bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë.

“Familja Haradinaj bëri shumë për Kosovën, Baca Hilmi, kujtohet nga të gjithë ne që e njohëm për guximin atdhetar, kontributin dhe shembullin e prindit qëndrestar, prindit të paepur të dy heronjve, Luanit dhe Shkëlzenit”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Në Gllogjan, me Ali Ahmetin, bashkëluftëtarë, shokë dhe qytetarë të shumtë, sikur viteve të shkuara, shënuam ditëlindjen e Bacit Hilmi.

Familja Haradinaj bëri shumë për Kosovën, Baca Hilmi, kujtohet nga të gjithë ne që e njohëm për guximin atdhetar, kontributin dhe shembullin e prindit qëndrestar, prindit të paepur të dy heronjve, Luanit dhe Shkëlzenit.

Bashkë me Aliun, takuam nënën Rukë të cilës i uruam shëndet të plotë dhe lumturi me familjen, bijtë, bijat, nipa e mbesat.

I përjetshëm është kujtimi për Hilmi Haradinajn!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera