Lajme

Lladrovci: “Marshi për drejtësi” është dëshmi se liderët tanë të luftës dhe paqes, nuk janë vetëm!

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 30 March 2023

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci fton qytetarët e komunës së Drenasit për pjesëmarrje në “Marshin për drejtësi”, njëherësh, falënderon kompanitë të cilat kanë ofruar pa pagesë autobusët e tyre për pjesëmarrësit në Marsh.

“Marshi për drejtësi” është dëshmi se liderët tanë të luftës dhe paqes, nuk janë vetëm, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i z. Lladrovci në rrjetin social:

-Advertisement-

Falënderim

Ftojmë qytetarët e komunës së Drenasit, të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi” i cili mbahet të dielën, më 2 prill 2023, në ora 14:00, në Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Falëndrojmë të gjitha kompanitë transportuese të Komunës së Drenasit, të cilat kanë ofruar autobus falas për transportimin e qytetarëve të komunës tonë për pjesëmarrje në “Marshin për drejtësi”.

“Marshi për drejtësi” organizohet nga platforma “Liria ka emër” dhe përcjell solidaritetin tonë me Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhepin dhe të tjerët me rastin e fillimit të gjykimit të tyre në Hagë.

Nisja për Prishtinë bëhet nga Stacioni i Autobusëve në Drenas, në ora 12:00.

“Marshi për drejtësi” është dëshmi se liderët tanë të luftës dhe paqes, nuk janë vetëm!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera