Lajme

Lladrovci kërkon suspendimin e arsimtarit të PDK’së që rrahu një nxënës në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 24 February 2020

Ramiza Lladrovci, Kryetari i Drenasit ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shihet një arsimtar i një shkollë në këtë komunë dukë goditur një nxënës.

Lladrovci po kërkon suspendimin e tij, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka njoftuar se menjëherë pasi është vënë në dijeni për rastin, ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit, të marrë masat ligjore si dhe ka njoftuar organet e rendit dhe Qendrën për Punë Sociale, për veprime konform ligjit, rreth rastit.

-Advertisement-

“Sjelljet e asnjë arsimtari apo zyrtari në komunën tonë të cilat bien ndesh me ligjin, nuk lejohen as sot, as do të lejohen në të ardhmen”, ka shkruar Lladrovci.

Kryetari i kësaj komune thekson se nga sjelljet e paligjshme nuk amnistohen as anëtarët e PDK’së.

“Edhe më parë, sjelljet të cilat i kam konsideruar të pahijshme të personelit arsimor, i kam denoncuar pa asnjë paragjykim apo dallim. Por, përkundër denoncimit tim, ata janë kthyer në procesin mësimor, duke arritur të gjejnë rrugën e pajtimit me prindërit e nxënësve dhe ndaj tyre ka pushuar procedura ligjore, pa dashjen time”, ka shkruar i pari i Komunës së Drenasit. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera