Lajme

Lladrovci e drejtori i Postës zihen ngushtë nga qytetarët e Drenasit

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 17 April 2019

“Na jena të mramtë që rrejna”, ishte përgjigja e Ramiz Lladrovcit për banorët e fshatit Fushticë e Epërme të Drenasit, pasi ata e akuzuan kryetarin e Drenasit dhe drejtorin e Postës, Sejdi Hoxha, se nuk po i punësojnë të afërmit e tyre.

Teksa ishin prezentë në një takim me banorë të fshatit Fushticë e Epërme në Drenas, në kuadër të zgjedhjeve për një nëndegë të PDK-së në këtë komunë, kryetari Ramiz Lladrovci dhe drejtori i Postës, Sejdi Hoxha, janë përballur me akuza nga banorët e fshatit për punësime.

Ata kanë akuzuar Lladrovcin dhe Sejdiun se i kanë punësuar vetëm “dy-tre njerëz të fshatit” në institucione e ndërmarrje publike.

-Advertisement-

“Na veç dy a tre i kemi. Kqyre, [djali] shkollën e ka të kryme. Pse ju i merrni ata të vet, nuk e merr këta”, i ka thënë një qytetar, Lladrovcit dhe Hoxhës.

Por, Lladrovci i ka thënë se “na jemi të mramtë që rrejna”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera