Lajme

Lladrovci e bën “lëmsh”, të gjithë u hutuan nga kjo shprehje e tij që askush s’po e kupton (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 28 September 2021

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci është i njohur edhe për paraqitjet e tij televizive, ku shpesh lëshon batuta e shprehje jo të zakonshme.

Lladrovci i cili po kandidon edhe për një mandat për kryetar të Drenasit, gjatë një debati televiziv me kundër kandidatët ka përdorur një shprehje që ka hutuar të gjithë, shkruan Magazina.al

Lladrovci duke dashur të tregojë se është kryetar i cili i referohet dokumenteve, ka përdorur një fjalë që me gjasë është në gjuhen italian.

-Advertisement-

“Canta Silva, parla Roma”, ka thënë Lladrovci duke hutuar edhe kundër kandidatët të cilët kanë kërkuar shpjegim për këtë shprehje, por Lladrovci nuk e ka sqaruar.

Shikoni videon më poshtë:

https://video.gjirafa.com/untitled-design-mp4-14

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera