Lajme

Lladrovci: Drenasi humbi mbi 6 milionë euro investime, 200 vende të reja pune, opozita u gëzua

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 02 January 2023

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se Drenasi ka humbur mbi gjashtë milionë euro investime dhe mbi 200 vende të reja të punës këtë vit.

Për këtë Lladrovci ka kritikuar opozitën, duke thënë se janë gëzuar për tërheqjen e investitorëve.

“Drenasi humbi mbi 6 milion euro investime me mbi 200 vende të reja pune! Dy përfaqësuesit e opozitës, kanë reaguar pas tërheqjes së pesë investitorëve. Kjo tërheqje i ka gëzuar, në vend se të jenë të brengosur për zhvillimin e Drenasit. Oferta për investime ka qenë 6,151,000 euro, me 207 të punësuar, rreth 5.600 metra katror hapësira për komunën e Drenasit dhe 11,513 euro të hyra vjetore nga  dhënia e pronave në shfrytëzim si dhe punësimet shtesë në objektet publike e private.”, ka shkruar Lladrovci  në Instagram.

-Advertisement-

Kryetari po ashtu, ka drejtuar pyetje se cili është interesi publik nëse nuk ka investime e vende të reja pune.

“Cili është interesi publik nëse s’ka investime, nëse nuk ka vende të reja pune, nëse nuk ia shtojmë vlerën pronave ekzistuese komunale dhe nëse nuk bëhemi tërheqës për bizneset. Për më keq, investitorët apo kompanitë fituese në shpalljen publike, nuk konsiderohen promotor të zhvillimit të qytetit. Keqbërësit me shefat e vet, duhet ta dinë se zhvillimi i komunës së Drenasit, nuk mund të ndalet!”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera