Lajme

Lladrovci-Ahmetit: “Vëlla Ali, Kosovës i jep hijeshi”

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 21 June 2022

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet duke ecur sheshit të Prishtinës së bashku me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Për mysafirin ai u shpreh se së bashku bartin kujtimet e jetës së tyre rinore, ndërsa tani kanë përgjegjësi për të punuar në të mirë të qytetarëve.

“Vëlla Ali, rrugët e sheshet e Republikës, bartin përgjithmonë kujtimet tona të ditëve më të çmuara të jetës tonë rinore, për liri, për çlirim. Sot, bartim mbi supe përgjegjësinë institucionale por edhe amanetin e dëshmorëve tanë, për të bërë më të mirën për fuqizimin e subjektivitetit nacional e qytetar në rrugën tonë euro-atlantike. Vëlla Ali, Kosovës i jep hijeshi!”, shkroi Lladrovci te përshkrimi i imazhit të postuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera