Sport

Liverpuli dhe Çelsi “luftë” për Superkupën, luhet për… 4.5 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 14 August 2019

Sonte fituesja e Ligës së Kampioneve, Liverpuli, dhe ajo e Ligës së Europës, Çelsi, do të tentojnë të bëjnë të tyrin trofeun e Superkupës së Europës, që pavarësisht se në praktikë është më pak i rëndësishëm se dy trofetë e tjerë të UEFA-s, në teori nuk është kështu.

Por, nuk është i injorueshëm as nga ana financiare, sepse UEFA ka parashikuar një çmim prej 3.5 milionë eurosh për secilën skuadër, ndërkohë që fituesi do të rrëmbejë edhe një 1 milionë euro më shumë.

Deri më sot, finalet e Superkupës së Europës të diskutuara mes dy klubeve të një vendi kanë qenë 7: dy mes skuadrave italiane, pesë prej atyre spanjolle (4 që nga viti 2014) dhe rasti i fundit ishte finalja e sezonit të shkuar, e fituar nga Atletiko e Madridit kundër Realit. Liverpuli, që është kualifikuar përmes Champions-it të gjashtë në histori, fituar në Madrid në 1 qershor, luan në finalen e Superkupës për herë të gjashtë në histori dhe do kërkojë ta fitojë për herë të katërt.

-Advertisement-

Në këtë mënyrë, ata do të arrinin Realin e Madridit, që gjithashtu e ka fituar 4 herë, duke pasur përpara vetëm Barcelonën dhe Milanin me një trofe më tepër. Çelsi diskuton finalen e katërt në histori. Pasi e fitoi Superkupën në vitin 1998, në dy finalet e tjera ka dalë i humbur. Kushdo të triumfojë në Stamboll sonte, Anglia do të fitojë Superkupën e saj të tetë në histori dhe do të mbetet pas Spanjës (15) dhe Italisë (9). Do të jetë gjithashtu për herë të parë që një skuadër spanjolle nuk do ta fitojë këtë trofe prej vitit 2013, kur Bajerni i Mynihut mposhtte Çelsin me penallti në Pragë.

Kjo do të jetë përballja e 11-të mes Liverpulit dhe Çelsit në historinë e kompeticioneve europiane, duke nisur nga 2005 e deri sot dhe gjithnjë në Champions. Bilanci flet për 2 fitore të “reds”-ave, 3 të Çelsit dhe 5 barazime. Vetëm një prej këtyre sfidave është fituar me më shumë se një gol diferencë. Si futbollist i Çelsit, Lampard i ka shënuar 7 gola në 39 ndeshje Liverpulit. Bilanci i golashënuesit më të mirë në historinë e klubit kundër formacionit nga Mersejsajdi është 18 fitore, 8 barazime, 13 humbje. Fituesit e Champions-it (Kupës së Kampioneve) kanë triumfuar në 23 finale të Sukerkupës nga 43, ndaj atyre të Ligës së Europës (Kupës UEFA).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera