Sport

Liverpooli vazhdon shkëlqimin në Premierligë, fiton derbin ndaj Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 28 September 2020

Skuadra e Liverpoolit ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ e kanë mposhtur Arsenalin në ‘Anfield’ me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.

Golat për kampionët aktual të Anglisë i kanë shënuar Sadio Mane (28’) Andry Robertson (34’) dhe Diogo Jota  (88’), për të cilin ishte goli i parë në fanellën e Liverpoolit, ndërsa golin e vetëm për londinezët e realizoi Alexandre Lacazette (25’).

-Advertisement-

Kjo ishte fitorja e tretë rresht e Liverpoolit në tri ndeshje e para të sezonit të rij, ndërsa për ‘Topçinjtë’, humbja e parë pas dy fitoreve të arritura në dy takimet e para.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli renditet i dyti me 9-të pikë, ndërsa Arsenali i 5-ti me 6-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera