Sport

Liverpooli vazhdon me fitore në Champions League (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 23 October 2019

Liverpooli ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Genkut si mysafir me rezultat 4-1, , në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo fitore e shtynë Liverpooli para për të kaluar fazën e grupeve, pasi tani ka 6 pikë nga 3 ndeshje të zhvilluara.

“The Reds” e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, ku pa kaluar akoma dy minuta të plotë ,Chamberlain realizoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 1-0 me të cilin rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi edhe tri gola.

Në minutën e 57’ Chamberlain shënoi përsëri një gol të bukur, kurse në minutën e 77’, Sadio Mane shënoi për rezultatin 3-0.

Golin e fundit për skuadrën e Jurgen Klopp e shënoi, Mohamed Salkah në minutën e 87.

Krejt çka bëri Genku ishte goli i shënuar në minutën e 88’ për rezultatin përfundimtar Genk 1-4 Liverpool.

Kjo fitore e dërgon Liverpoolin në pozitën e dytë në Grupin E me 6 pikë, një më pak se Napoli që renditet i pari, ndërsa Genku mbetet i fundit me vetëm një pikë të tubuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera