Sport

Liverpooli synon talentin e Villareal, spanjollët refuzojnë 35 mln euro për Chukwueze!

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 11 February 2020

Samuel Chukwueze është një nga të rinjtë më interesantë të La Ligas këtë sezon. 20-vjeçari po bën shumë mirë me fanelën e Villarreal dhe diçka e tillë ka bërë që në drejtim të tij të ketë shumë oferta.

Një të tillë e ka bërë Liverpooli që në merkaton e janarit por drejtuesit e “nëndetëses së verdhë” e kanë refuzuar. Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, “The Reds” kanë ofruar 35 milionë euro për nigerianin por një ofertë e tillë nuk i ka bindur drejtuesit e Villareal. Chukwueze ndiqet me mjaft interes edhe nga skuadra tjetër e Premier League, Chelsea.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera