Sport

Liverpooli ‘shkatërron’ Lincolnin në Carabao Cup

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 24 September 2020

Liverpooli vazhdon shkëlqimin në Angli.

‘The Reds’ pas startit fantastik në Premierligë, me fitore kanë vazhduar edhe në Carabao Cup.

Të drejtuarit e Jurgen Kloppit kanë triumfuar në udhëtim te Lincolni me rezultat të thellë 7-2.

-Advertisement-

Golat për skuadrën nga ‘Anfieldi’ i kanë realizuar Minamino 2x, Jones 2x, Shaqiri, Grujic dhe Origi, ndërsa për vendasit shënuan Tayo Edun dhe Lewis Montsma.

Për ‘The Reds’ për herë të parë realizuan gola një shqiptar dhe një serb, pra Shaqiri dhe Grujic.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli ka kaluar në 1/8 e finales së Carabao Cup./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera