Sport

Liverpooli nuk e ka në plan shitjen e Coutinhos

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 11 May 2017

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e ka asnjë plan për shitjen e Philippe Coutinhos gjatë verës.

Barcelona është lidhur me një transferim të Coutinhos, i cili në janar nënshkroi kontratën e re me klubin anglez.

“Nuk ka absolutisht asnjë plan. Pronarët thonë se nuk ka mundësi për shitjen e lojtarëve duam apo nuk duam ne. Kjo do të thotë se mund sjellim lojtar dhe kjo është situatë e mirë”, ka thënë Klopp.

“Kemi një skuadër stabile me bazë të mirë. Dëshirojmë të sjellim lojtarë të rinj, por nuk do të largohet askush pa lejen tonë, prandaj jam i qetë për këtë punë”.

Etiketa:
Agon Gashi në mesin e 100 Liderëve të Rinj Global: Përzgjedhet në gjeneratën e vitit 2023 nga Forumin Ekonomik Botëror…

Të tjera