Sport

Liverpooli mposhtë Porton dhe siguron gjysmëfinalen për herë të dytë radhazi

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 17 April 2019

Liverpooli e ka fituar edhe përballjen e dytë ndaj Portos me rezultat 4-1, dhe ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë radhazi, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarit e Jurgen Klopp e zhbllokuan rezultatin në minutën e 26’ me golin e shënuar nga Mane.

Se Liverpooli kishte udhëtuar për fitore u dëshmua në minutën e 65’, ku Arnold dhuroj një asist fantastik për Mohamed Salah, i cili e konkretizoi me gol për rezultatin 2-0.

-Advertisement-

Porto e ngushtoi rezultatin në minutën e 69’ me golin e Militaos, por Roberto Firmino i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, ia dha goditjen e fundit portugezëve, ku në minutën e 77’ arriti të shënoj më kokë pas një krosimi fantastik nga Henderson.

Krejtë në fund golin e katërt për The Reds e shënoi mbrojtësi Van Dajk për rezultatin përfundimtar 4-1.

Kujtojmë se Liverpooli në gjysmëfinale do të takohet me Barcelonën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera